Rënia dramatike e Teslës, pëson humbje historike

Banka më e madhe amerikane, JPMorgan, raporton rënien dramatike të vlerës së Teslës së Musk , dhe se është një ‘humbje historike e vlerës’, të tilla që industria e automobilave nuk ka parë kurrë më parë.

JPMorgan tha se Tesla a humbi 127 miliardë dollarë në një ditë të vetme këtë javë pasi politikat e CEO-së bëhen më toksike nga dita në ditë.Raporti i bankës uli parashikimin e saj të ofrimit të automjeteve Tesla për tremujorin e parë nga 444,000 në 355,000, një rënie prej 20% që pasqyron qindra miliarda dollarë që kompania e automjeteve elektrike të Musk ka humbur në vetëm disa muaj.

Forbes shkruan se arsyeja kryesore për këtë është aktiviteti politik i Musk.JPMorgan shkruan se situata në Evropë është edhe më e keqe për shkak të marrëdhënieve të ngushta të Musk me presidentin rus Putin, distancimit nga Ukraina dhe qëndrimeve anti-NATO.

E gjithë kjo po dëmton reputacionin e Musk dhe regjistrimet e automjeteve të reja Tesla në Evropë ranë me 50% në janar në krahasim me janarin e vitit të kaluar.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here