Një 13-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi u shfaq në një video në rrjete sociale duke reklamuar një thikë me hapje. Pas publikimit të videos, policia arriti të identifikojë të riun dhe njoftoi se pamjet ishin filmuar rreth një muaj më parë.
Materiale në ngarkim të tij iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.
Ky rast po ndodh në një kohë të ndjeshme, pasi një ngjarje e rëndë u regjistrua të hënën në Tiranë, ku një 14-vjeçar u vra në dalje të shkollës “Fan Noli” nga një bashkëmoshatar i tij.Në lidhje me një video të publikuar në një portal, ku shfaqet një shtetas i mitur që mban një mjet prerës me hapje (flutur), ju informojmë se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 13 vjeç që shfaqet në video, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.
Ky shtetas ka publikuar në rrjete sociale, një video ku shfaqet duke mbajtur një mjet të dyshuar prerës me hapje (flutur) dhe nga verifikimet e kryera rezulton se kjo video është filmuar para një muaji.