Komuna e Prishtinë ka reaguar në lidhje me kolonat e krijuara në disa pjesë të kryeqytetit sot, duke thënë se këto kolona janë krijuar si rezultat i një aksidenti në Veternik, ku një kamion është përplasur me 11 vetura.
Në njoftim tutje kanë thënë se Ekipet përkatëse, në krye me policinë e vendit, janë në terren dhe po punojnë intensivisht.
“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se kolonat e krijuara sot në disa pjesë të kryeqytetit janë rezultat i një aksidenti në Veternik, ku një kamion është përplasur me 11 vetura. Ekipet përkatëse, në krye me policinë e vendit, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të liruar rrugën sa më shpejt që të jetë e mundur.” – thuhet në reagim.
Tutje nga Komuna e Prishtinë kanë lutur qytetarët për durim dhe për shmangien e kësaj zone për momentin, duke përdorur rrugë alternative.