Personazhi i njohur i TikTok-ut, Rasim Avdyli, i cili ditë më parë u shfaqë me vëllaun e Faton Hjrizit, Artanin, ku tha se ka frikë për jetën e tij, sot zhvilloi një bisedë me autorin e emisionit Kojshia Show, Sadri Imerin.
Ai në këtë intervistë tha se edhe institucionet e Kosovës kanë pasur qejf që me ndodh vrasja e Faton Hajrizit.
“Krejt fajet i kanë shqiptarët, të Kosovës. Na i këna fajet. Për shka se një vëllu tonit duhet me ia dhanë një shanse, me e marrë me e afru ngat vetit. Po kqyre, këtu qysh po folët, ata edhe kanë pasë qef me ndodh kjo. Çka po do me të thanë? Kjo është e vërteta që kanë pasë qejf se mos me pasë qejf, e kishin afru djalin ngat vetit, ia kishin dhanë edhe një mundësi”, tha Avdyli.