Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se arsyet e kërkesës për shkarkimin e zëvendësit të tij, Radoica Radomiroviq, janë për shkak të dyshimeve për përfshirje në aktivitete të dyshimta në veri, duke u mbështetur në informacionin e dhënë nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur në një konferencë për media arsyet se përse ka kërkuar shkarkimin e zëvendësit të tij, Radoica Radomiroviq.
Rashiq ka theksuar se ish-zëvendësi i tij dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa veprimtari të dyshimta në veri të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se këto informata i ka marrë edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.Zëvendësministri nuk ka mundur të tejkalonte vërtetimin e së kaluarës. Keni mundur të shihnit në Facebook-un e tij postime problematike”, shtoi Rashiq.
Më 25 maj të vitit 2023 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kishte emëruar Radomiroviqin, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.