Rashiq propozon veten për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb

Deputeti serb, i cili është edhe kryetari i Partisë Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, ka propozuar veten për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb.

Ai e propozoi veten pasi Lista Srpska, që përfaqësohet me nëntë deputetë në Kuvendin e Kosovës, e propozoi Slavko Simiq.

“Siç thotë neni 67 i Kushtetutës, dy nënkryetarë paraqesin komunitetet që s’përbëjnë shumicën në Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicën. Unë kurrë s’e kam propozuar veten, por për një arsye të vetme pse e propozoj veten është që në dy mandatet e fundit s’kemi pasë përfaqësim adekuat. Kjo më bën të propozoj veten për nënkryetar të Kuvendit”.

Zgjedhja e nënkryetarëve nga komunitetet joshumicë është ndarë dhe nuk po votohet në pako.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME