Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk duhet të jenë zgjedhjet opsion i parë.
Ai tha se AAK është gati, por duhet të shteren mundësitë për krijimin e institucioneve.
“Është me rëndësi që koha është e shkurtër, masa është për dy javë. Na jep shpresë se pas 2 jave do të ketë zhvillime të reja, vendim të ri të gjykatës, me një masë finale. Kjo është e mira e kësaj. Sikurse e dimë për dy ditë kryhet afati. Nëse, hipotetike, i bjen që nëse nuk ka pas efekt, 30-ditëshi. Kemi ardhur me shpresë çdoherë. Është situatë e rëndë me Deharin, është nervozë, ajo frikë që po ndodh naj tragjedi nëse dikush e thotë një fjalë. Panik e tilë nuk e kuptoj. Ne nuk mendojmë që duhet të favorizohen zgjedhjet pa i shteruar mundësitë me kriju institucione. Nuk do të ishte në rregull me zgjedhje, sepse ato mund ta na sjellin në situatë të ngjashme”, tha Haradinaj.