Quni: Rrethanat janë të njëjta, zgjidhja te qeveria e të gjithë partive

Anton Quni nga LDK pak para nisjes së përpjekjes së 48-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se vazhdojnë me qëndrimet e njëjta.

Në hollin e Kuvendit ai ka thënë se e vetmja zgjidhje është qeveria gjithpërfshirëse.

“Rrethanat janë të njëjta prandaj edhe qëndrimi jonë është i njëjtë: një qeveri e përbërë nga të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në Parlament”, ka thënë ai.

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të 48-të në një përpjekje tjetër për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Vazhdimi i senacës konstrituive do të fillon në orën 11:00.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here