“Qeveria Kurti ka punuar kundër veteranëve të UÇK-së”, Klinaku: Do të dalim në protesta

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, thotë se Qeveria Kurti ka punuar kundër veteranëve të UÇK-së.

‘’Kjo Qeveri ka punuar kundër veteranëve të luftës, e dyta ju e dini se ne kemi pasur protesta sepse i kanë hequr veteranët nga paga minimale’’ thotë ai.

Klinaku, thotë se pikërisht për atë se veteranët e UÇK-së, janë hequr nga Ligji për Pagën Minimale, kanë biseduar me disa deputetë që e kanë dërguar këtë gjë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

‘’Për shkak të kësaj, ne kemi biseduar me disa deputetë të Kosovës, që e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe kemi pritë dhe po e presimin vendimin e GJK-së sepse kjo’’, deklaron ai.

U.D i kreut të OVL-UÇK-së, për FrontOnline, thotë se pensionet që ata i marrin nuk janë i mjaftojnë për nevojat e tyre.

‘’Qeveria i ka hequr padrejtësisht veteranët nga Ligji për pagën minimale. Ju po e shihni se çfarë inflacioni ka në Kosovë/. 170 euro që i marrin tash janë sikur 70 euro më herët me i pas marr. Këto para nuk janë të mjaftueshme’’ thekson ai.

Klinaku, potencon se komunikimi i fundit që kanë pasur me Qeverinë Kurti, ka qenë para dy viteve duke paralajmëruar se nëse Gjykata Kushtetuse nuk e kthen në favor të tyre vendimin, do të ketë protesta.

‘’Komunikimi i fundit me këtë Qeveri ka gati dy vite që s’kemi fol. Me pas komunikimin, qysh duan ata jo, sepse i vetmi kompromis është sipas Ligjit, po Ligjin nuk guxojnë me prekë se nëse Gjykata Kushtetuese e kthen vendimin në favor të Qeverisë neve do na ketë në protesta. Kur të kthehet në favor të Qeverisë, GJK vendimin, neve na ka në rrugë Qeveria’’ thotë i pari i OVL-UÇK-së.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here