Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 200 mijë euro për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga vërshimet e ndodhura në Bosnje e Hercegovinë, përcjell Gazeta Express.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.Aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dyqind mijë euro (200,000.00€)), për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore/vërshimet e ndodhura në Bosnje e Hercegovinë”, thuhet në njoftim. /Express/