​“Qetësia para stuhisë”? SHBA dhe Izraeli rrisin gatishmërinë për operacione të mundshme ndaj Iranit

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se sot pritet të zhvillojë një bisedë me presidentin e SHBA-së Donald Trump, në një moment kur tensionet me Iranin janë në rritje.

Sipas tij, biseda do të përfshijë edhe informacionet që Trump ka marrë gjatë vizitës së fundit në Kinë, si dhe situatën aktuale me Iranin.

Kjo vjen pasi Trump publikoi në rrjetin e tij social një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale me mesazhin “qetësia para stuhisë”, gjë që ka shtuar spekulimet për një përshkallëzim të mundshëm të situatës.

Sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë The New York Times, SHBA dhe Izraeli po rrisin përgatitjet ushtarake për skenarë të mundshëm ndaj Iranit, më shumë se në çdo periudhë tjetër pas armëpushimit të fundit.

Raportohet gjithashtu se disa zyrtarë në rajon flasin për gatishmëri të lartë të dy vendeve, me mundësi që zhvillimet të përshpejtohen brenda javës së ardhshme.

Ndërkohë, Izraeli po shqyrton mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake ndaj Iranit, në një situatë që mbetet e tensionuar dhe ende pa një zgjidhje diplomatike.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME