Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për qetësim të situatës në dy thirrje telefonike me liderët e Izraelit dhe Iranit të premten në mbrëmje.
Putini ka dënuar sulmet e Izraelit dhe ka shprehur ngushëllime për të vrarët, përfshirë civilët, ka bërë të ditur Kremlini.
Ndërkaq, në bisedën me Netanyahun, Ptini ka thënë se çështja e armëve bërthamore të Iranit duhet të zgjidhet nëpërmjet diplomacisë dhe politikës.