Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë pas sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj kompanive të natës Rosneft dhe Lukoi.
Sipas Presidentit Vladimir Putin, sanksionet e reja të SHBA-së nuk do ta dëmtojnë ekonominë e vendit. Asnjë vend që respekton veten nuk do të bëjë asgjë nën presion, deklaroi ai. Sanksionet janë një akt jo miqësor dhe nuk do të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ai paralajmëron se kontributi i Rusisë në furnizimet globale me energji është i rëndësishëm. Gjetja e një zëvendësimi për furnizimet ruse me naftë do të kërkojë kohë.
“Në lidhje me sanksionet e reja. Para së gjithash, nuk ka asgjë të re këtu. Po, ato janë të një natyre serioze për ne, sigurisht, kjo është e kuptueshme, dhe ato do të kenë pasoja të caktuara, por prapëseprapë ato nuk do të ndikojnë ndjeshëm në mirëqenien tonë ekonomike”. Kjo, sigurisht, është një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë. Por asnjë vend që respekton veten dhe asnjë popull që respekton veten nuk vendos kurrë asgjë nën presion. Dhe, sigurisht, Rusia ka një privilegj të tillë të ndihet dhe ta konsiderojë veten në këtë listë të vendeve dhe popujve që respektojnë veten”, tha Putin.
Putin dha dhe një përgjigje të ashpër ndaj planeve për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se përgjigjja e Moskës ndaj sulmeve të thella në Rusi do të jetë shumë serioze dhe dërrmuese, shkruan A2 CNN.
“Ky është një përpjekje për përshkallëzim. Por nëse këto armë përdoren për të sulmuar Rusinë, përgjigja do të jetë shumë serioze. Madje duhet të them se do të jetë dërrmuese. Le të mendojnë për këtë”, u shpreh Putin.
Putin tha se prishja e ekuilibrit në tregjet globale të energjisë mund të çojë në një rritje të çmimeve që do të ishte e pakëndshme për vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, veçanërisht duke pasur parasysh kalendarin e brendshëm politik në Shtetet e Bashkuara.
