-2.4 C
Pristina
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Punëtorët teknikë të kuvendit hynë në grevë, kërkojnë rritje paga deri në 550 euro

Me kërkesë për rritje page, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është që paga të rritet në 550 euro.Punëtorët kanë thënë se nuk do të ndërpresin grevën derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.

Nazife Krasniqi, përfaqësuese e punëtoreve teknikë të Kuvendit të Kosovës, ka thënë për Ekonomia Online se kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta, pasi për gati 3 vjet janë duke bërë kërkesa që pagat të rriten.

Sipas saj, operatori privat tashmë sa kohë nuk është duke u përgjigjur kërkesave të tyre, teksa kërkojnë që paga e tyre të jetë 550 euro.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME