Festa e tifozëve të Liverpoolit u kthye në tragjedi të hënën mbrëma, kur një makinë u fut në turmën e njerëzve në qendër të qytetit, duke lënë të lënduar gati 50 persona, përfshirë katër fëmijë.
Incidenti ndodhi në rrugën Water Street, pranë ndërtesës së njohur Royal Liver, menjëherë pasi rrugët ishin rihapur pas paradës së fitores në Premier League.
Një 53-vjeçar britanik, është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe autoritetet kanë konfirmuar se incidenti nuk po trajtohet si akt terrorist.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur automjeti godet turmën dhe më pas vazhdon përpara me shpejtësi, duke i shtypur të pranishmit. Në një tjetër video shfaqen policët duke rrethuar makinën dhe mbrojtur drejtuesin nga turma e zemëruar.
🚨 Alternate angle of the car driving through crowds with zero hesitation at the Liverpool Premier League parade.
Some may find distressing.
— Liam A Diss (@BritFirst) May 26, 2025