Pse udhëheqësit autoritarë ndihen sot më të fortë se kurrë

Shembulli i Trump inkurajon mbështetësit e autoritarizmit në mbarë botën, të cilët sot ndihen më të fortë…

Po flasim për dy vende të ndryshme me dy sisteme politike të ndryshme, në të cilat janë shumë të dallueshme edhe shkaqet e zemërimit popullor. Megjithatë, prej disa ditësh, protesta të mëdha kundër qeverive në pushtet, po zhvillohen si në Izrael ashtu edhe në Turqi.

Motivi i tyre kryesor është i ngjashëm: protestuesit duan të denoncojnë dhe parandalojnë një lëvizje, e cila në rastin më të mirë përkufizohet si “jo liberale”, dhe në rastin më të keq si “diktatoriale”. Hija e presidentit amerikan Donald Trump nuk është kurrë larg.

në Izrael, pushteti politik po zgjerohet gjithnjë e më shumë, pavarësisht mobilizimit të një pjese të popullsisë, duke rrezikuar ndarjen e shoqërisë. Të njëjtën akuzë për një kurs jo liberal, një pjesë e amerikanëve po ia drejton tani Donald Trumpit.Edhe presidenti republikan po përpiqet të neutralizojë mekanizmat e kontrollit, që garantojnë qëndrueshmërinë e demokracisë amerikane. Shembulli i Trump inkurajon mbështetësit e autoritarizmit në mbarë botën, të cilët sot ndihen më të fortë.

Në Turqi, Erdogan nuk e priti fitoren e Trumpit në nëntor 2024 për t’i shprehur hapur prirjet e tij autoritare, por tani po i përshkallëzon ato. E njëjta gjë vlen edhe për Izraelin, ku kryeministri Netanyahu e di shumë mirë se meqë Uashingtoni ka mbajtur anën e tij pa rezerva, nuk ka pengesa reale për arritjen e ambicieve të tij.

Ndërkaq qeveria izraelite, nuk është aspak e shqetësuar nga protestat e ndrojtura që vijnë nga Evropa. Këto impulse jo liberale dhe protestat që provokojnë ato, janë një nga tiparet karakteristike të epokës sonë kaotike dhe të ndryshimeve të mëdha, në të cilën demokracia liberale po has thuajse kudo vështirësi të mëdha.

Është një prirje globale, e cila padyshim ka prekur edhe Evropën.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here