Pse disa njerëz marrin rroga të larta dhe të tjerë mezi kalojnë muajin?

Njerëzit paguhen me shuma të ndryshme parash për punën që bëjnë. Për disa punë, ju merrni shumë para, për të tjera, vetëm pak.

Pse ekziston ky ndryshim? Pse një lojtar i mirë futbolli ose dikush që është në krye të një firme ligjore paguhet shumë më shumë sesa një shofer autobusi ose dikush që punon në një kafene? Pagesa nuk varet nga ajo se sa e bukur është një punë apo sa i bukur është personi që e bën atë.

Pyetja me të vërtetë e rëndësishme është: “Sa njerëz mund ta kryejnë këtë punë?”

Nëse shumë njerëz janë të gatshëm ta bëjnë një punë mirë, atëherë pagesa shpesh do të jetë më e vogël. Shumica e njerëzve mund të drejtojnë një automjet ose të shërbejnë si kamarierë, kështu që nëse po drejtoni një firmë autobusash ose kafene dhe do të keni nevojë për një punëtor të ri, nuk do të duhet të ofroni shumë para për të marrë dikë për ta bërë atë. Por supozoni se jeni në krye të një klubi futbolli dhe doni që ekipi juaj të fitojë shumë ndeshje. Ju duhet të zgjidhni lojtarë shumë të mirë. Zor se do të ketë lojtarë mjaftueshëm të mirë. Të gjitha klubet duan që këta yje të luajnë për ta, kështu që ata ofrojnë gjithnjë e më shumë para për të blerë ata pak lojtarë me të vërtetë të talentuar dhe të aftë.

Ose mbase jeni shefi i një firme ligjore. Vetëm pak njerëz dinë mjaftueshëm për të gjitha ligjet e ndryshme për ta bërë punën mirë, dhe shumë firma dëshirojnë t’i punësojnë ata. Kështu që do të duhet të ofroni gjithnjë e më shumë para për të tërhequr njerëzit më të mirë. Kjo shpjegon dhe pse pak kush bën shumë para. Punët e vetme që paguajnë shumë mirë janë ato punë që vështirë i bën mirë kushdo. Një punë që e bëjnë shumë njerëz nuk do të paguhet mirë, sepse nuk është e vështirë për të gjetur njerëz të aftë për atë pozicion – thjesht do të paguhen me një shumë mesatare, normale. Kjo është edhe arsyeja pse punët me paga të larta nuk janë gjithmonë të kënaqshme.

Ato zakonisht janë shumë stresuese. Nëse po paguhesh shumë para, njerëzit presin që të jesh shumë i mirë në atë që po bën, gjatë gjithë kohës. Nëse një kameriere apo kamarier derdh pak lëng padashje mbi dikë, është pak e bezdisshme, por është me të vërtetë një problem i vogël. Sidoqoftë, nëse personi përgjegjës i një firme ligjore bën një gabim mund t’i kushtojë firmës miliona dollarë.

Gjithmonë ka diçka të madhe që mund të shkojë keq – dhe ata e dinë këtë. Fatkeqësisht, edhe nëse jeni shumë të mirë në diçka, prapë nuk mund të fitosh shumë para. Kjo varet edhe nga fakt sesa njerëz kanë nevojë për ty që ta bësh atë lloj pune.

Supozojmë se je shumë, po shumë i mirë për të qëndruar në njërën këmbë – mund ta bësh me orë të tëra. Kjo është super. Por ka të ngjarë të mos të të bëjë të pasur, sepse nuk ka shumë njerëz që kanë nevojë për këtë shërbim nga ana jote.

Nëse doni të keni një punë që paguhet mirë, duhet të mbash mend dy gjëra: duhet të zbulosh atë që mund të bësh shumë mirë për të cilën shumë njerëz të tjerë kanë nevojë, dhe duhet të kuptosh deri në çfarë mase do ta duroje një stres që shoqërohet me një punë me pagë të lartë.

Gjithashtu duhet të mbash mend se shumë punë që nuk paguajnë aq mirë janë sërish shumë të rëndësishme dhe argëtuese për t’u bërë. Disa nga artistët dhe shkrimtarët më të mëdhenj që kanë jetuar nuk ishin shumë të suksesshëm kur ishte fjala për të fituar para. Ka shumë njerëz të rëndësishëm në botë që nuk janë të pasur, por e shijojnë jetën më së miri.

Adam Smith lindi në Skoci rreth dyqind e pesëdhjetë vjet më parë.

Ai u rrit në fshat dhe donte të eksploronte kodrat dhe pyjet. Ai ishte goxha mirë në shkollë dhe kur u rrit fitoi një vend pune si profesor në një universitet. Ai ishte një profesor shumë i mirë. Ai ishte i dhënë pas mirësisë dhe ndjente shumë keqardhje (ishte i ndjeshëm ndaj asaj që ndjenin njerëzit e tjerë), por ai ishte gjithashtu shumë i interesuar për mënyrën sesi funksionojnë paratë dhe se si njerëzit (dhe kombet në tërësi) mund të fitojnë më shumë para.

Kjo ishte shumë e rëndësishme për të sepse kur ishte i ri, Skocia ishte një vend mjaft i varfër – jo të gjithë kishin këpucë ose mjaftueshëm për të ngrënë. Adam Smith tha që mënyra për të fituar para është të mendoni për atë që u nevojitet njerëzve të tjerë, dhe pastaj t’i bëni ato gjëra më të lira. Të gjithë kanë nevojë për këpucë, për shembull, në Skoci shumë njerëz nuk kishin këpucë sepse kushtonin aq shumë për t’u bërë (duhej një ditë e tërë që një person të bënte një palë këpucë).

Truku është, tha Adam Smith, të fillonte një fabrikë këpucësh. Përdorimi i makinave dhe organizimi i shumë njerëzve do të thotë që ju mund të bëni shumë më shumë këpucë më shpejt dhe më lirë, kështu që shumë e më shumë njerëz do të mund t’i blejnë ato.

Adam Smith kuptoi diçka mjaft të mahnitshme: nëse doni të fitoni para, nuk mjafton vetëm të pyesni, ‘çfarë u duhet njerëzve?’ Ju duhet të kuptoni si të prodhoni me shumicë nga ato gjëra, që t’i ofroni me çmim të ulët në mënyrë që ato të jenë të përballueshme nga numri më i madh i njerëzve.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here