PSD-ja publikon listën për Prishtinë, Shahini: Entuziaste me ekipin tim për Prishtinën

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka publikuar listën me emra të kandidatëve të kësaj parti për asamble komunale.

Ajo është shprehur entuziaste me ekipin e saj.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se këta kandidat e njohin dhe e ndjenj Prishtinën.

“Entuziaste me ekipin tim për Prishtinën. Njerëz që e njohin dhe e ndjejnë këtë qytet, aktivistë të kahmotshëm që mbrojnë të drejtën për të jetuar këtu, aktivistë të rinj që duan të përmirësojnë lagjet e tyre, profesionistë nga fushat më të rëndësishme për jetën e përditshme në qytet. Të gjithë do të punojnë që Prishtina të mbetet qyteti ynë i përbashkët, një vend më i drejtë dhe më i jetueshëm për të gjithë, ku secili përket dhe mund të ndërtojë jetën e vet”, ka shkruar Shahini.

Në listën e PSD-së për asamble figurojnë figurat qendrore të kësaj partie si Frashër Krasniqi, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Bardh Ahmeti.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME