Forcat e sigurisë holandeze kanë marrë nën kontroll situatën para ndërtesës së paraburgimit në Hagë, ku po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas rigrupimit të protestuesve pranë objektit, autoritetet ndërhynë duke i larguar ata që ishin vendosur para ndërtesës.
Theksojmë se në Hagë u mbajt sot një protestë madhështore e organizuar nga mërgata shqiptare dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale.