Kryeministri në detyrë Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka folur lidhur me protesten e bizneseve, e cila është paralajmëruar se do të mbahet sot, ku do të bllokohen disa hyrje të kryeqytetit.
Kurti ka thënës e koha e barrikadave ka kaluar.
“Përderisa ne po flasim, OEK-u që do të duhej të qëndronte pranë bizneseve, për t’u përballur me realitetin e ri, sot po tenton t’i bllokojë rrugët magjistrale me një kërkesë të vetme, shtyrjen e zbatimit të liberalizimit të tregut. Shtyrjen e vendimit po e kërkojnë me justifikimin se për një vit do të përgatiten, duke injoruar faktin që nga ana e tyre nuk kanë bërë asnjë përgatitje për 8 vjet e shkuara, përderisa është shtyrë nga viti në vit ky proces.
Ajo çfarë OEK-u nuk po u tregon është se plotësimi i kërkesë së tyre nuk e zgjidh problemin, por veçse e bartë koston e energjisë së këtyre 1200 ndërmarrjeve te faturat e secilit prej jush, secilës familje dhe mbi 100 bizneseve të tjera më të vogla, që janë më pak të fuqishme. Për të mbrojtur 1 për qind të ndermarrjeve me të fuqishme në kurriz të 99 përqindëshit dhe familjeve anëmbanë Kosovës, ata po duan të bëjnë barrikada në hyrje të Prishtinës. Por koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar. I kemi hequr ato kudo ku kanë qenë dhe jemi zotuar se nuk do të lejojmë më të reja të vendoset”, tha ai.