Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka shënjestruar rastin e koduar “Mati 1”.
Rasti është nën hetim për veprat penale të shpëlarjes së parave, mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve dhe armëmbajtjes pa leje.
Në një njoftim për media të mërkurën, zyra për shtyp e Prokurorisë Speciale tha se rasti është shënjestruar pas zhvillimit të takimit të radhës të ekipit të përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda.
“Gjatë këtij takimi është shenjëstruar rasti i koduar Mati 1, për veprat penale shpëlarja e
parasë, mashtrimi, falsifikimi i dokumentit, dhe vepra penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Prokuroria.
Në këtë rast janë të përfshirë 4 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Vlera totale e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është 6,924,656.00 €, tha Prokuroria Speciale në komunikatë.
Ndër astetet e ngrira dhe të sekuestruara janë 59 banesa, 12 paracela në lokacione të ndryshime dhe 5 llogari bankare.
Në këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar në shtator të vitit të kaluar sipërmarrësin Shefqet Cakolli bashkë me dy persona të tjerë, Vildan Cakollin dhe Adnan Krasniqin.