Prokuroria Themelore në Ferizaj tha se i mituri R.B. dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të rreshterit Muhamed Lika, në natën kritike më 1 prill brenda një ndërtese në Kaçanik.
Prokuroria tha se gjashtë të dyshuarit e tjerë, të moshës madhore, bashkë me të miturin e kishin përcjell rreshterin e Policisë së Kosovës deri në hyrje të ndërtesës ku ai banonte.
“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 01.04.2025, reth ores 23:00, në Kaçanik, në rrugën ‘Idriz Seferi’, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, i mituri ne bashkëkryerje me madhorët me iniciale: H.B., R.M., V. ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, M.L., në atë mënyrë që viktima pas përfundimit të orarit të punës, rrugës për në banesen e tij, ku i njëjti ishte përcjellur në vazhdimesi nga madhorët deri te hymja e banesës se tij ku,pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.
Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata e Ferizajt caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj shtatë të dyshuarve.
Të dyshuarit janë proceduar penalisht për veprën penale “vrasje e rëndë”.