Lëvizja Vetëvendosje ka rënë fiks në 41.00% të votave pas numërimit të votave në 13 vendvotime të tjera, bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Me përditësimin e fundit të KQZ-së, në orën 11:07, Vetëvendosje ka rënë në përqindje dhe rrezikon të bie nën 41.00%.Aktualisht, LVV-ja numëron 311,907 vota të fituara nga numërimi i 90.13% të votave.
Rritje pas procesimit të 13 vendvotimeve të fundit, ka shënuar Partia Demokratike e Kosovës.PDK-ja, e cila kishte 22.31% të votave pas numërimit të 2,270 vendvotimeve, tani me emërimin e 13 vendvotimeve të tjera ka shkuar në 22.37% të votave të fituara.
