-6.4 C
Pristina
E diel, 11 Janar, 2026

Procedohet penalisht e reja që braktisi tre fëmijët në shtëpinë e tmerrit

Ditën e sotme një 33-vjeçare është proceduar penalisht nga policia, pas denoncimit të ish-vjehrrës së saj e cila e akuzon se ka braktisur 3 fëmijët e mitur, duke i mbyllur në shtëpi, në kushte ekstreme.

E reja nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar se ka qenë e detyruar t’i mbyllte fëmijët të vetëm në shtëpi, pasi punonte si banakiere për t’u siguruar atyre jetesën.

Por nga ana tjetër, ish-vjehra ka publikuar pamje shokuese nga banesa e 33-vjeçares, ku duken kushte mjaft skandaloze për sa i përket aspektit të pastërtisë për të jetuar 3 fëmijë.

Teksa e moshuara bën videon, aty ndodhen edhe fëmijët e mitur, të cilët dëgjohen të ankohen se nuk kanë ujë dhe i kërkojnë gjyshes që t’i marrë me vete. “Dua të vij me ty. Nuk kemi ujë”, dëgjohen teksa thonë të miturit.

Por ende nuk dihet se si qëndron e vërteta, pasi 33-vjeçarja e akuzoi ish-vjehrrën se kishte hyrë fshehurazi në shtëpinë e saj dhe i kishte bindur fëmijët që të flisnin kundër saj.

“Nëse jetohet, kështu kemi jetuar ne? Me këtë erën e keqe? Më thuaj nënës, a jetohet kështu apo nuk jetohet? Hë mo Rraja, a ishit si Zotni atje, dilnit me nënën, shkonim te McDonalds, luanim, shkonim te lulishtja. Ça është kjo jetë kështu? Nuk është hera e parë dhe të thuash që është hera e parë që po jetoni kështu.

Ajo mamaja jote çfarë lloj malli është që ngrihet… Nuk keni ujë? Ajo mamaja vjen bën punë shtëpie apo jo? Si jetoni kështu? Kështu ju ka mbajtur nëna juve? As harixhinjtë nuk jetojnë kështu. Harixhiut ju vini anës juve. Të talli bythën ajo mamaja jote ‘unë mbaj kalamajtë’. Po pse kështu mbahen kalamajtë? I hedh ujin atje si qentë dhe lë kështu shtëpinë. Jooo, jo, basta”, tha mes të tjerash ish-vjehra e 33-vjeçares.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME