Presion i madh ndaj Ermal Pandurit që të ndal intervistat ku po publikohen emrat e udbashve shqiptarë

Gazetari dhe moderator i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka bërë të ditur se është duke marrë qindar mesazhe, duke I bërë kështu presion, që po i kërkojnë atij të mos publikoj emrat e udbashve shqiptar.

Kjo vije, pasi gazetari Panduri në emisionin e tij ka filluar të trajtojë një temë të ndjeshme dhe të rëndësishme, duke përfshirë këtu edhe emrat e bashkëpunëtorëve shqiptar të UDB-së.

“Të dashur shikues të Debat Plus

Mbremë ne Debat Plus, kemi trajtuar temë të ndjeshme dhe të rëndësishme, duke përfshirë dhe emrat e bashkëpunëtorëve shqiptar të UDB-së. Kam pranuar me qindra mesazhe që më kërkojnë të mos publikoj emrat e tyre apo të familjarëve të tyre”, shkroi gazetari Ermal Panduri në Facebook.

Ndër të tjera ai ka bërë të ditur se ka pranuar edhe mijëra mesazhe mbështetjeje për fillimin e këtij emisioni.

“Ndërkohë, mijëra mesazhe mbështetjeje kanë ardhur nga ju që më kërkoni të mos dorëzohem dhe të vazhdoj punën time. Presioni është i madh, por gazetaria është mision. Ne kemi përgjegjësinë të sjellim të vërtetën tek publiku dhe në këtë mision nuk do të ndalem”, shkroi në fund Panduri.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here