Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka publikuar letrën të cilën ia ka dërguar presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Osmani ka falënderuar presidentin Trump për përkrahjen e tij dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën.
Ndërsa ka thënë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-në, në çdo sfidë e çdo sukses.
“Faleminderit presidentit Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën. Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-në, në çdo sfidë e çdo sukses. Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë”, ka shkruar Osmani.