5.9 C
Pristina
E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Kamera kap saktësisht çastin kur një raketë izraelite godet një ndërtesë në Bejrut

Duke u mbuluar pas një peme të madhe, një fotograf i Associated Press drejtoi kamerën e tij drejt një ndërtese apartamentesh banimi në Bejrut që ushtria izraelite paralajmëroi se ishte në fokusin e saj.


Kur një raketë ra nga qielli pak çaste më vonë, gazetari dhe objektivi u pozicionuan në mënyrë perfekte për të dokumentuar gjurmët e shkatërrimit – sekondë pas sekonde, duke treguar qartësisht se si Izraeli hedh në erë godinat ku jetojnë njerëz të pambrojtur.

“Dëgjova zërin e raketës duke fishkëllyer, u drejtova drejt ndërtesës dhe më pas fillova të shkrep aparatin”, tha fotografi Bilal Hussein të martën, disa orë pasi forcat izraelite nisën sulmin.

Imazhet e kapura nga Husseini ku shihet predha, si e ngrirë në mes të fluturimit përpara se të rrafshonte tërë strukturën, ofrojnë një vështrim të rrallë, unik të shpejtësisë, fuqisë dhe shkatërrimit të luftës në këto kohë moderne.Hussein, i cili ka kaluar vite duke mbuluar konfliktet në Irak dhe Liban që kur iu bashkua AP në 2004, thotë se është mësuar me tingujt e shpërthimeve. Një natë para se ndërtesa të shkatërrohej, ai filmoi më shumë se një duzinë sulmesh izraelite aty pranë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here