Politikani austriak, Gunther Fehlinger-Jahn, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, mund ta udhëheq Kosovën drejt NATO-s, përcjell Gazeta Express.
Gunther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur se në vitin 2020, kishte mbështetur Albin Kurtin, por që sipas tij, ai ka bërë shumë pak në arenën ndërkombëtare.Në platformën X, ka postuar një fotografi me kreun e LDK-së dhe ka shkruar se mbështet Abdixhikun për kryeministër.
“Është koha për një qasje të re. Lumir Abdixhiku do të ketë mbështetjen e Friedrich Merz (lideri i konservatorëve në Gjermani) dhe të Donald Trump. Është koha për ndryshim”, ka shkruar ai.
Madje ai u ka bërë thirrje presidentit Trump si dhe kryetarit të Grupit parlamentar të EPP-së, Manfred Weber, për të mbështetur Abdixhikun për kryeministër të Kosovës.
I supported @albinkurti since 2020 to now, he really clean up Kosovo inside & the north especially, but sadly he achieved little internationally
It is time for a new approach @LumirAbdixhiku will have support of @_FriedrichMerz 2025 & of @realDonaldTrump
It is time for change https://t.co/EF9pDymWiS— Gunther Fehlinger-Jahn (@GunterFehlinger) December 8, 2024