Policia vihet në kërkim edhe të dy djemve të Mefail Shkodres, dyshohen për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Policia e Kosovës përveç Mefail Shkodrës, është vënë në kërkim edhe të dy djemve të këtij të fundit, Edonis dhe Engjull Shkodrës, që dyshohen për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit, shkruan Reporteri.net.

Policia ka publikuar fotot e Mefailit dhe dy djemve të tij, ku kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tyre të lajmërojnë policinë.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Policia e Kosovës shpall në kërkim personat:

Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201.

Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here