Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar sasi të ndryshme të narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar sot në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku është gjetur një sasi e llojit marihuanë.
Sinjali mëson se policia gjatë një kontrolli në dhomat e burgut, ka kapur sërish një sasi të konsiderueshme droge, kjo pasi edhe hiq më pak se dy javë ishte gjetur një qese me marihuanë.
Oficerët korrektues kanë vërejtur se mund të ketë diçka të kundërligjshme në dhomat e të burgosurëve, kanë bërë një kontroll të detajuar dhe pas verifikimit ata kanë zbuluar se është futur drogë brenda.