Policia jep detaje për aksidentin fatal në Pejë, viktima ishte në karrocë invalidi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:45 në rrugën “Adrian Kransiqi” në Pejë, ku për pasojë ka humbur jetën një person me aftësi të kufizuara.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë një kamion me targa vendore dhe një karrocë për persona me aftësi të kufizuara, e cila drejtohej nga viktima.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se drejtuesi i kamionit nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion dhe ka goditur viktimën, i cili, sipas ekipit mjekësor, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME