Policia ‘blindon’ Zubin Potokun, njësite me armë të gjata shihen në zonën ku ndodhi shpërthimi

Pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në gypin kryesor të kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, policia ka marrë masa të rrepta sigurie, duke vendosur kontroll të plotë në zonën ku ndodhi incidenti.

ATV mëson se njësi policore të pajisura me armë të gjata janë parë duke patrulluar dhe monitoruar situatën, ndërsa zona mbetet e blinduar për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

Gazetari i ATV-së, Armand Hoti, i cili raportoi drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, konfirmoi praninë e shtuar të forcave të sigurisë.

“Në zonën ku ka ndodhur shpërthimi, njësitë policore janë të armatosura dhe po mbajnë nën kontroll të plotë vendin, duke u siguruar që situata të mos përshkallëzohet më tej,” deklaroi Hoti.

Shpërthimi ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të rëndësishme, përfshirë Mitrovicën, Vushtrrinë dhe deri te Korporata Energjetike e Kosovës. Ndërkohë, ekipet teknike të ndërmarrjes publike Ibër-Lepenc po përpiqen të ndalojnë rrjedhjen e ujit që po shkakton dëme të mëdha.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit janë duke vazhduar. /atvlive.tv

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here