Policia belge sekuestron mijëra euro në pronat e ish-komisionerit të BE të akuzuar për korrupsion

Policia belge tha sot se ka sekuestruar mijëra euro në para të thata në dy shtëpitë e ish-komisionerit evropian të drejtësisë Didier Reynders, sipas rrjetit belg Le Soir.

Reynders përballet me akuza pastrimi parash me anë të Llotarisë Kombetare të Belgjikës.

Media në gjuhën felmenge De Standaard tha më herët se paratë e sekuestruara në 3 kontrolle arrinin në €7,000, para të thata.

Por megjithë gjetjet, Le Soir shkruante se shumë nuk është detyrimisht problematike, duke pasur parasysh stilin ekstravagant të jetesës së politikanit. Ai ishte Komisioner i Drejtësisë deri në dorëheqjen e tij muajin që shkoi.

Në akuza thuhet se Reynders ka përdorur bileta lotarie elektronike për përpunimin e shumave të mëdha të parave, duke ngritur dyshime për transaksione ilegale.

Shpenzimet e tij zyrtare ishin të kufizuara në €500 në javë prandaj ish-Komisioneri ka përdorur biletat e llotarisë për të anashkaluar kufizimin.

Rrjeti vendas RTBF, tha se Reynders ka shpenzuar rreth €1 milionë euro duke blerë bileta llotarie deri në €200,000.

Nga viti 1999 deri në 2011, Reynders ka qenë ministër financash në Belgjikë, shkruan rrjeti vendas Brusselsignal.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here