Gjatë kontrollit rutinor në njërën nga rrugët e Gjilanit, zyrtari policor Jeton Daku ndaloi prokurorin e shtetit Agron Uka të cilit ia shqiptoi një gjobë për kundërvajtje në trafik.
Pas këtij rasti, polici gjilanas aludoi se nga eprorët u qortua, për çka pastaj shprehu shqetësim te këshilltari komunal, Ismajl Kurteshi.
Kështu, ish-deputeti i kuvendit, vendosi që Dakun ta propozojë për t’u nderuar me titullin qytetar nderi.
“Si qytetar e si këshilltar komunal, që besoj se ligji duhet të jetë mbi seccilin… në seancën e radhës të kuvendit do propozoj që policit ti jepet mirënjohje…”, tha Kurteshi.
Propozimi pritet të trajtohet me seriozitet nga kuvendi komunal.
“Në seacën e radhës ne do ta shqyrtojmë. Por, sigurisht se do t’i marrim parasysh qëndrimet e të gjitha palëve…”, tha kryesuesi i Kuvendit Komunal, Kushtrim Kadriu.
Titulli “Qytetar Nderi” është më i larti që mund t’i jepet një personaliteti të shquar për kontribut të veçantë në ndonjë fushë. /atvlive.tv