Në emisioni Kojshia Show edhe këtë javë ishte një temë interesante. Bëhet fjalë për temën e “Pajtimit të gjaqeve sipas Kanunit”, ku të ftuar ishin dy pleqnarë nga Rugova e Pejës, Rrahman Lajçi dhe Isa Muriqi.
Ata në këtë emision u befasuan nga Lulzim Jashari që dikur ishte pjesë e programit “Përputhen” në Top Channel, ku u kërkoi pleqnarëve që ta pajtojnë me ish-gruan e tij.
Në një pjesë të emisionit, pleqnarët dyshuan që gruaja e ka lënë Lulëzimin për shkak se ky nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë. Këto fjalë të tyre pasuan me një debat mes pleqnarëve dhe ish-pjesëmarrësit të programit “Përputhen”.
Për më shumë, shikoni videon e më poshtme nga minuta e 53:00.