Katër vëllezër të familjes Bullagu, nga Jashanica e Klinës, u plagosën, mbrëmjen e së dielës.
Një prej tyre është në gjendej të rëndë, dhe po trajtohet në kujdesin intensiv, ndërsa për tre të tjerët, nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë thanë se janë në gjendje stabile.
Nëna e tyre, Hasibja, pretendon se krejt kjo ngjarje e ka në prapavijë një mosmarrëveshje për një lopë, para shtatë vjetëve me një familje tjetër nga i njëjti fshat.
Për këtë rast, tashmë janë arrestuar dy persona.
Përleshja të dielën ndodhi në afërsi të shtëpisë së tyre.
Dy nga të plagosurit, sipas nënës së tyre, kanë ardhë në shtëpi për pushim, nga Italia, para disa ditëve. /atvlive.tv