Pistë e re për vrasjen e Enver Bajraktarit: Gjendet një pushkë në shtëpinë e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bastisur shtëpinë, Top Kolshit, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit, në Baicë të Lipjanit.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se me urdhëresën e gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmautomatike.

Kolshi, në seancën dëgjimore të mbajtur, më 13 gusht 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë deklarimit ka thënë se nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.

Kujtojmë se më 4 gusht, policia njoftoi se u gjet një trup i groposur në Baicë të Lipjanit dhe se dyshohet për vrasje të rëndë.

Një ditë më pas, më 5 gusht, prokuroria njoftoi se është identifikuar trupi i viktimës, i cili një ditë më parë ishte raportuar i zhdukur. Kurse, më 12 gusht u bë e ditur se është arrestuar i dyshuari Top Kolshi.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME