Pesë raste të dhunës në familje janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në Prishtinë një burrë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij e më pas djali e ka sulmuar babain që ta mbrojë nënën.
Prishtinë / 04.01.2025 – 13:40. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, ndërsa djali i saj e kishte sulmuar baban e tij për ta mbrojtur nënë e tij. Viktima f/k, ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”
Ndërsa një burrë në Podujevë dyshohet për dhunë psikike ndaj gruas së tij.
“Podujevë / 04.01.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Për dhunë psikike ndaj gruas është arrestuar edhe një i dyshuar në Ferizaj.
“Ferizaj / 04.01.2025 – 10:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”
Një burrë tjetër në Pejë është sulmuar fizikisht nga ish burri i saj.
“Pejë / 03.01.2025 – 13:00. Dyshohet se viktima f/k është sulmuar fizikisht nga ish burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.”
Në Malishevë një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
“Malishevë / 04.01.2025 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”