Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, Faruk Isufi nga Klina ka ndërruar jetë.
Raportohet se incidenti ndodhi në fshatin Bokshiq, teksa i dyshuar për vrasjen e tij është vëllai i Farukut, Jetmiri.
Jetmiri, ish-futbollist i ekipit KF Dukagjini, dyshohet se shtiu disa herë me armë në drejtim të vëllait, pas një mosmarrëveshjeje verbale që patën ndërmjet vete.
Rasti ndëkrohë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore” deklaroi Gashi.

