Në prag të festave të fundvitit, ndryshe nga kryeqytetet tjera të Europës, në Prishtinë atmosfera e festave po mungon, shkruan Periskopi.
Kryeqyteti që në krye ka kryetarin e sapozgjedhur, Përparim Rama dhe drejtoreshë për Kulturë ka Sibel Halimin – kanë dështuar që emocionin e festave të fundvitit ta dhurojnë tek qytetarët e Prishtinës, por jo vetëm.
Anipse vazhdojnë problemet Komunë -Qeveri për sheshin nga rruga e Hotel Grand e deri tek Katedralja, kjo nuk i ndalë dy përgjegjësit e Komunës që dekorimet të vendosen në sheshin Zahir Pajaziti, Nëna Tereza, Skënderbeu dhe Ibrahim Rugova.
Periskopi ka provuar të kontaktojë me drejtoreshën e Kulturës, Sibel Halimi, por e njëjta nuk i është përgjigjur telefonatës.
Në të kaluarën, ka pasur raste që dekorimi i kryeqytetit të nis qysh në ditën e parë të muajit nëntor. Por, ka pasur edhe raste kur është vonuar deri në javën e fundit të dhjetorit, e që kishte pasur kritika ndaj kryetarit, në atë kohë Shpend Ahmeti.
Se a do të ketë dekorime të kryeqytetit ditëve në vazhdim, kjo mbetet në dorën e udhëheqësve të Komunës.
