Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet ndeshja e raundit kualifikues të Ligës së Kampionëve mes Dritës dhe Copenhagenit.
Mirëpo nuk kaloi pa incidente, pasi që tifozëria gjilanase, “Intelektualët” u përleshën me tifozët mysafir në disa lokale në qendër të Prishtinës.
Në videon e shpërndarë nga Klan Kosova, shihen tifozët duke u hedhur me gjësende të forta, ku u desht edhe intervenimi i Policisë së Kosovës, të cilët hodhën sprej drejtuar të dy tifozerive.
Kujtojmë se ndeshja mes Dritës dhe Copenhagenit, do të zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri”, në orën 20:00.