Ish-presidenti Hashim Thaçi sapo ka përfunduar vizitën te babai i tij në Klinikën Interne të QKUK-së.
Gjykata Speciale kishte refuzuar tri herë kërkesën e Thaçit për vizitë në Kosovë, ndërsa sot të njëjtin e ka lejuar “për arsye humanitare”, shkruan Zeri.info.
Vizita e Thaçit në Klinikën Interne është përcjellë nga tetë vetura me policë të EULEX-it dhe dy të Policisë së Kosovës, po ashtu përveç interesimit të madh të mediave, ka pasur interesim edhe nga qytetarët, të cilët ishin mbledhur para Klinikës ku Thaçi po e vizitonte babanë e tij, ndërsa u përcoll me brohorimat “UÇK-UÇK”.