Perandoritë e Elon Musk “të pasigurta”: Investitorët në alarm pas sherrit me Trump

Tërheqja e Elon Musk nga politika, vendim i shpallur pak kohë më parë, u prit me entuziazëm nga investitorët që shpresonin në një rikthim të fokusit të tij tek kompanitë teknologjike. Por përplasja e ashpër mes tij dhe presidentit Donald Trump po e vë në pikëpyetje këtë pritshmëri, shkraun BBC.

Pasi Musk sulmoi publikisht Trumpin, ky i fundit e kërcënoi me ndërprerjen e kontratave federale për kompanitë e tij.

Kjo bëri që investitorët të shqetësoheshin seriozisht për ndikimin e kësaj përplasjeje në aksionet e Teslas dhe të ardhmen e SpaceX.

Të enjten, aksionet e Tesla-s ranë me 14% pas përplasjes së nisur në rrjee sociale. Një rikuperim i lehtë u vu re të premten, por analistët e konsiderojnë situatën të paqëndrueshme.

“Problemi nuk është vetëm kjo grindje, por fakti që kompanitë e Musk janë larg konkurrencës së tregut”, thotë gazetarja e teknologjisë Kara Sëisher. “Tesla ka humbur terren. Ajo kishte potencial të dominonte në taksitë autonome, por tani Ëaymo i Google ka kaluar përpara.”

Ndërsa Musk planifikon lansimin e robot-taksive autonome në Austin të Teksasit, analistët theksojnë se vëmendja e tij duhet të jetë e padiskutueshme. “90% e vlerës së ardhshme të Teslës do të vijë nga teknologjia autonome”, thotë Dan Ives nga Ëedbush Securities.

Por krahas sfidave teknologjike, ka edhe probleme në reputacion. Fushata “#TeslaTakedoën” – protesta kundër Musk dhe ndikimit të tij politik – po merr hov në rrjetet sociale dhe qytete të shumta. Rënia e shitjeve me 20% dhe e fitimeve me mbi 70% në tremujorin e parë të vitit 2025 i ka shqetësuar seriozisht investitorët.

“Ai duhet të fokusohet te kompania dhe jo te luftërat politike,” thotë investitori Ross Gerber, dikur mbështetës i hershëm i Musk. “Ç’kuptim ka të sulmosh një president të SHBA-së dhe të rrezikosh gjithçka?”

Një nga shqetësimet kryesore janë kontratat shtetërore që SpaceX ka me qeverinë federale, të cilat arrijnë vlerën 38 miliardë dollarë. Trump ka paralajmêruar se mund të rishikojë bashkëpunimin, duke vënë në pikëpyetje programet hapësinore si misionet e NASA-s.

Megjithatë, analistët besojnë se kjo është e vështirë për të ndodhur, pasi SpaceX është tashmë thelbësore për infrastrukturën e SHBA-së në hapësirë dhe komunikim satelitor.

Pyetja që ngrihet tani është nëse Musk do të arrijë të rehabilitojë imazhin e tij dhe të rikthejë fokusin tek inovacioni. Shembuj nga e kaluara, si ai i Bill Gates, tregojnë se kjo është e mundur. Por për momentin, e ardhmja e perandorisë së Musk duket më e paqartë se kurrë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here