Peci e shpall veten të “pafajshëm” për dhënien e granteve, thotë se është “cak i sulmeve dhe shpifjeve” nga LDK e PDK dhe lajmeve të rreme

Pasi u bë e ditur se vëllai i deputetes Fitore Pacolli përfitoi grant prej 100 mijë eurosh nga Ministria e Bujqësisë, ndërkohë është duke u raportuar se edhe daja i Pacollit ka përfituar grant po 100 mijë euro nga kjo ministri, ka ardhë një reagim i Faton Pecit, ministër i Bujqësisë.

Peci për këtë situatë thotë se ishte “cak i sulmeve e shpifjeve” dhe sa i përket ndarjes së granteve ai pohon se “në asnjë rast të vetëm,nuk kam ushtruar asnjë ndikim e asnjë intervenim”.

Sa i përket raportimeve se vëllai i deputetes Pacolli vetëm 4 ditë para përfitimit të grantit ka hapur biznesin dhe akoma nuk është realizuar projekti i përfituar, Peci deklaron:

“Me qëllim të formalizimit ne bujqësi, cdo individ që është përfitues në vlerë më të larte se 30,000 €, para nënshkrimit të kontratës me AZHB-në, duhet t’i regjistrojnë veprimtarinë e tyre si biznes dhe investimet/shpenzimet e zbatimit të projektit duhet të faturohen në emër të biznesit. Në dy programet e fundit për zhvillim rural 351 raste të tilla, ndërmarrje të reja të regjistruara. Ndërsa rreth pretendimit se projekti i perfituar nuk është realizuar, ju informojmë se afati për implementimin e projekteve të tilla zgjat 12 muaj”, deklaron ministri Peci.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here