Dje deklaroi se Nait Hasani s’do të jetë në listë, sqarohet Shaqir Totaj: Kryetari ka kërkuar reflektim.
Në listën e Partisë Demokratike të Kosovës parashihet të mos jenë përfshirë individët që në zgjedhjet e kaluar janë përmendur në procesin e komprometuar të numërimit të votave.
Kjo është konfirmuar edhe sa i përket kandidatëve të mundshëm nga Prizreni.
Kryetari i Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj njoftoi se pas konsultimeve të brendshme ai dhe kryesia e degës në Prizren kanë reflektuar me përgjegjësi politike e morale.
Kësisoj emrat të cilat u përmendën në zgjedhjet e kaluara në manipulim të votave s’do të jenë më kandidatë.
Duhet përkujtuar që në mesin e emrave të përmendur ishin edhe Nait Hasani dhe Fetah Paçaizi.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar,
Kemi obligim që opinionin publik ta informojmë drejt.
Pas kompromitimit të procesit të numërimit të votave në zgjedhjet nacionale të Dhjetorit 2025, kryetari i PDK-së z. Bedri Hamza, në një intervistë në TV Klan Kosova, kishte kërkuar reflektim dhe përgjegjësi nga lidershipi i degës së PDK-së në Prizren dhe nga unë si kryetar i saj.
Pas konsultimeve të brendshme, unë dhe kryesia e degës në Prizren kemi reflektuar me përgjegjësi politike dhe morale.
Personat emrat e të cilëve u përmendën në atë proces nuk janë propozuar nga dega e PDK-së në Prizren për të qenë pjesë e listës së kandidatëve. Madje, disa prej tyre janë tërhequr publikisht nga gara deri në përfundimin e procesit ligjor.
Megjithatë, në listën përfundimtare të PDK-së janë përfshirë kandidatë emrat e të cilëve janë përmendur në procesin e kompromituar të numërimit të votave.
Sidoqoftë, ne do ta vazhdojmë garën me përkushtim të plotë dhe kontribut maksimal.
Në vijim, lista e kandidatëve të propozuar nga dega e PDK-së në Prizren:
Faruk Bojaxhiu
Jona Hoxhaj
Shkelzen Kastrati
Endra Luzha
Adelina Beqiri-Minci
Betim Ramadani
Lumnije Rakaj
Xhafer Hoxha
Lajde Kolgjeraj.
