PDK-ja dhe LDK-ja për Asociacionin: Do ta rishkruajmë një draft me amerikanët

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë qartësuar qëndrimin e tyre për draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Liderët e këtyre dy partive politike opozitare kanë bërë me dije se as ata nëse vijnë në pushtet nuk do ta dërgojnë draftin aktual të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, ashtu siç po kërkon SHBA-ja dhe BE-ja.

Mameli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku kanë treguar se ata do të rishkruajnë një draft të ri në koordinim me aleatët, raporton Nacionale.

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se një gjë të tillë do ta bënte në bashkëpunim me amerikanët.

“Kurgjo pa amerikanë nuk ndodh, unë të nesërme e kisha fillu këtë proces me mirësjellje me kërkesë për ndihmë ekspertëve të SHBA-së… s’është e vonshme, nuk është bre shkencë ajo këta veç s’kanë deshtë, s’kanë ditë ose s’kanë guxu për një javë kryhet ajo punë”, ka thënë Krasniqi në një intervistë të mëhershme në RTV21.

Sipas tij, drafti aktual është autonomi politike për serbët e Kosovës.
Mendoj se është një draft i keq, i cili rrezikon absolutisht jo në ditën e themelimit të asociacionit, por 6 muaj ose 5 vjet pas me pasë një entitet i cili përveç e një autonomie politike e rrezikon edhe funksionimin shtetit të Kosovës dhe është fatkeqësi pse ka ardhur deri këtu , sepse ky është një tekst i cili e ka prodhuar Albin Kurti me mosveprimin e tij”, është shprehur Krasniqi.

Të njëjtën gjë e ka thënë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixiku.

Ai e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti që e ka sjell Kosovën në situatën aktuale.

“Çka bëri? E hapi pakon dialoguese me Serbinë, ka përfundu me një marrëveshje të Ohrit që ka brenda kapërcim të së kaluarës, autonomi, e ka heq njohjen dhe Kisha Serbe që nuk ka ardhë ende. Ne kemi pasë reagim refuzues për Marrëveshjen e Ohrit. Pas saj, kemi dalë, i kemi thënë të lutem bëje Asociacionin sipas Kushtetutës të Kosovës sepse kishim kërkesa dhe garanca nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arsyetimi i tij në Kuvendin e Kosovës, ka qenë kështu: nuk mund ta bëj draftin se më pas ndërmjetësi na e sjell një draft që është më i keq”, ka thënë Abdixhiku në emisionin “Pressing”.

Nëse vije në pushtet, ai ka thënë në start do ta fillojë një dialog me SHBA-të për këtë çështje.

“Çka do të bëj unë si kryeministër? Besoj se na duhet një dialog me ShBA-të, në start. Ne jemi zotues për Asociacionin. Ne do ta bëjmë një Asociacionin që nuk është autonomi e Kurtit. Duhet ta shmangim atë, se është rrezik, nuk na duhet as njohja kështu, këta e pranuan që është Republikë Serbe po kështu nuk na duhet as njohja”, ka deklaruar ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here