Dy persona që vendosën të shpërfillin paralajmërimet për dallgët e larta dhe motin e ligë, vendosën të bëjnë një veprim që u kushtoi shtrenjtë.
Ngjarja ndodhi në Galica të Spanjës ku dyshja vendosën të kalojnë shtegun, pavarësisht se dallgët e larta dhe të fuqishme vazhdimisht po godisnin.
Pamjet e publikuara më poshtë, tregojnë çiftin duke u përplasur në ujë, ndërsa turma e tronditur shikonte.
Mediat spanjolle raportojnë se Rojet Bregdetare i kanë shpëtuar ata më vonë, kurse nga ky veprim ka marrë mësimin e merituar.
Megjithatë, ata u kritikuan ashpër nga autoritetet, pasi ishin këshilluar që të mos kalojnë nëpër shteg.