Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi ka votuar, ka dalë të shijojë kafen nën rrezet e diellit.
Ai votoi në Fakultetin Ekonomik.
Kurti inkurajoi qytetarët të cilët ende nuk kanë votuar, të kryejnë obligimin e tyre qytetar.
“Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. Falënderoj qytetarët që kanë votuar deri në këto çaste. Inkurajoj çdonjërin të votoj, përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme. Gëzuar dhe suksese”, ka thënë Kurti.