Vdekja e katër ushtarëve amerikanë , gjurmët e të cilëve u humbën gjatë stërvitjes në Lituani, u konfirmua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte gjatë vizitës së tij në Varshavë.
“Ndërsa po flisja, mësuam për katër ushtarë amerikanë që u vranë në një incident në Lituani”, u tha Rutte gazetarëve, raportoi Reuters, duke shtuar se ai nuk dinte detaje të mëtejshme.
Ambasada amerikane në Vilnius ka njoftuar zhdukjen e tyre gjatë stërvitjes.”Ushtarët humbën në një zonë stërvitore pranë Padrante në Lituaninë lindore, afër kufirit me Bjellorusinë,” njoftoi ambasada në platformën e mediave sociale X.
Ushtarët, të gjithë nga Brigada e Parë, Divizioni i 3-të i Këmbësorisë, po merrnin pjesë në stërvitjet taktike të planifikuara në momentin e incidentit.