Pas therjes fatale, Macroni do të kërkojë që rrjetet sociale në BE t’u ndalohen fëmijëve nën 15 vjeç

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se do të bëjë thirrje që me rregulla të Bashkimit Evropian të ndalohen rrjetet socale për fëmijët nën moshën 15-vjeçare pas një therjeje fatale në një shkollë në Francë.

Macroni tha në një intervistë të martën vonë se shpreson që të shohë rezultate në këtë aspekt brenda disa muajve të ardhshëm, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Nëse kjo nuk funksionon, ne do të fillojmë që ta bëjmë këtë në Francë. Nuk mund të presim” – tha ai në transmetuesin publik, disa orë pas një therjeje fatale në një shkollë të mesme në Nogent.

Policia mori në pyetje një nxënës 14-vjeçar të martën për vrasjen me thikë të një asistenteje arsimore 31-vjeçare gjatë kërkimit nëpër çantat e nxënësve.

Kryeministri Francois Bayrou tha para deputetëve francezë se incidenti nuk është një rast i izoluar. Macroni tha se rrjetet sociale janë ndër faktorët që duhet të fajësohen për dhunën në mesin e të rinjve.

Duke shkruar në rrjetin X pas intervistës, presidenti francez tha se këto rregulla mbështeten nga ekspertët. “Platformat e kanë aftësinë për ta vërtetuar moshën. Bëjeni këtë” – shkroi ai.

Komentet e Macronit vijnë në kohën e një vale masash në shtete përreth botës me qëllim të kufizimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here